75 Mall Live Search
14:13 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / L A

Vjen reagimi i Marescas pas suspendimit të Mudrykut

Lojtari ukrainas, Mykhailo Mudryk, është suspenduar nga futbollit pas rezultimit pozitiv me doping.

Për këtë gjë ka reaguar edhe trajneri i tij te Chelsea, Enzo Maresca:

Ne të gjithë mbështesim Misha Mudryk”. “Situata është pak më e qartë. Kemi një deklaratë nga klubi, të cilët tashmë kanë thënë atë që duhet të themi”. “Pra, nuk ka asgjë për të shtuar. Të gjithë lojtarët brenda fushës stërvitore e mbështesin dhe i besojnë Mishës”, u shpreh Maresca.

Ende nuk dihet se sa kohë do të mungojë Mudryk.

Ukrainasi, këtë sezon ka bërë 15 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola në të gjitha garat për Chelsean./IndeksOnline/