75 Mall Live Search
16:26 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / Z S

Rikthehet në operim Njësia B-1 në TC Kosova B

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është rikthyer në operim Njësia B-1 në TC Kosova B.

Në njoftimin për media thuhet se rikthimi erdhi pasi janë përfunduar me sukses sanimet e defekteve të paraqitura në kaldajë (rrjedhjeve të ujit).

”Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin se, pas një angazhimi të jashtëzakonshëm nga menaxhmenti dhe stafi i Termocentralit (TC) Kosova B, kanë përfunduar me sukses sanimet e defekteve të paraqitura në kaldajë (rrjedhjeve të ujit) dhe njësia B-1 është rikthyer në operim. Sinkronizimi i njësisë B-1 me rrjetin është realizuar sot, më datë 18.12.2024, në ora 15:35 minuta”, thuhet në njoftim.

Më tutje thuhet se ky rikthim në operim i njësisë B-1 përfaqëson një arritje të rëndësishme për KEK, duke kontribuar në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike në vend./Indeksonline/