75 Mall Live Search
18:05 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Vdes babai i Julen Lopetegui, edhe ai ishte sportist

Trajneri i West Ham United, Julen Lopetegui ka marr një lajm të keq, pasi i ka vdekur babai.

Ai ka udhëtuar drejt Spanjës, për të marr pjesë në varrimin e babait, shkruan IndeksOnline.

Jose Lopetegui, babai i Julen vdiq në moshën 94 vjeqare, ai ishte një peshëngritës kampion që garoi në sportin bask të ngritjes së gurëve.

Trajneri i West Hamit e kishte vizituar për herë të fundit babanë e tij gjatë pushimeve ndërkombëtare në nëntor.

Pas varrimit, Lopetegu do të rikthehet në ishull, ku do ta drejtoj West Hamin në ndeshjen e së shtunë ndaj Brightonit./IndeksOnline/