Moti i vranët dhe me intervale dielli

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell.
Në mëngjes në shumë zona paraqiten kushte për mjegull.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s”, njofton IHKM-ja.