I zhgënjyer me minutazhën, Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë afatit të janarit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani mendon se është pjekur mjaftushëm për të pasur minutazh më të madh te skuadra e Interit.
Andaj, siç raportohet nga mediat në Itali, Asllani mund të bëjë ndonjë lëvizje gjatë afatit kalimtar të dimrit që fillon nga muaji janar, shkruan Indeksonline
Në të kaluarën, skuadra nga Italia kishte refuzuar plotë 25 milionë euro për mesfushorin “kuqezi”.

Por, tani është koha që Asllani të gjejë një klub të ri, që i premton atij minutazh më të madh.
22-vjeçari ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A këtë edicion, jo të gjitha si startues. Ka bërë një asist.
Vlera e Asllanit në sajtin “transfermarkt” është plotë 18 milionë euro./Indeksonline/
🚨 #Inter still believes in Kristjan Asllani and even rejected a €25M offer for the 22-year-old in the past. But the next months are fundamental for the midfielder to take the next step. Otherwise, ‘important offers’ could be considered next summer. 🇦🇱
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) December 19, 2024
[via @FcInterNewsit] pic.twitter.com/IRzKJQ4fds