Prishtinë/ Arrestohet një i dyshuar që posedonte narkotikë

Një person është prangosur mbrëmë në Prishtinë, pasi policia gjeti narkotikë tek ai.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shkruan IndeksOnline.
Zyrtarët policorë, gjatë një kontrolli në veturën e të dyshuarit, gjetën dy qese me marihuanë, me peshë 63.2 gramë.
“Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Posedim i substancave narkotike”./IndeksOnline/