Arrestohet një person në Prishtinë, i përzuri familjarët nga shtëpia

Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi ka larguar nga shtëpia dy familjarët e tij.
Sipas njoftimit të policisë, kjo ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 18.12.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje i kishte larguar nga banesa dy viktimat, një femër dhe një mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/