Aksidentohen dy vetura në Sllatinë, s’ka të lënduar

Indeksonline ka raportuar më herët për një aksident trafiku më herët në Sllatinë.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Ndërsa ka bërë të ditur se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky aksident.
“Është raportuar për një aksident trafiku ndërmjet dy veturave në Sllatinë. Nuk ka të lënduar nga ky aksident, përveç dëme materiale”, u shpreh Krasniqi.
Aksidenti ka shkaktuar kolona të gjata.
IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.