75 Mall Live Search
18:49 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / MSH

Vrasja e një nxënëseje në Zagreb/ Osmani dhe Kurti i shprehin ngushëllime popullit kroat

Një sulm me thikë ndodhi sot në një shkollë në Zagreb, ku raportohet të jetë vrarë një nxënëse.

Kryesi i sulmit dyshohet të ketë një 19-vjeçar, i cili goditi me thikë tetë persona.

Lidhur me ngjarjen e trishtë, kanë reaguar edhe krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Të dy kanë shprehur ngushëllime për humbjen e një jete të pafajshme, teksa kanë deklaruar se janë me mendje me popullin kroat.

“I pikëlluar thellë për sulmin tragjik me thikë në shkollë në Zagreb, i cili mori jetën e një nxënësi dhe plagosi të tjerë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe me popullin kroat gjatë kësaj kohe zie” u shpreh Kurti.

“Jemi zemërthyer nga ngjarjet tragjike në një shkollë fillore në Zagreb. Ngushëllimet tona më të thella familjes së vajzës së re që u vra tragjikisht dhe mendimet tona janë me mësuesen dhe nxënësit e plagosur, duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë. Ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë komunitetin e prekur nga ky akt i tmerrshëm dhe me të gjithë njerëzit e Kroacisë”, deklaroi Osmani.