75 Mall Live Search
22:46 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Milani vuan por merr tre pikë të rëndësishme ndaj Veronas

Milani i është rikthyer fitoreve në Serie A.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, kuqëzinjët morren tre pikë si mysafire e Veronas, duke fituar me rezultat 0-1, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Tijjani Reijnders, në minutën e 56-të.

Ky ishte goli i katërt për Holandezin këtë sezon në Serie A.

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 26 pikëve dhe renditet në vendin e shtatë.

Në anën tjetër, Verona është në vendin e 18-të, me 15 pikë./IndeksOnline/