Java e 18/ Sot dy ndeshje interesante

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 18-të, shkruan IndeksOnline.
Në stadiumin ”Fadil Vokrri”, Prishtina do të jetë nikoqire e Malishevës.
Bardhekaltërit janë në vendin e katërt me 26 pikë, tre më pak se Malisheva që renditet një pozitë më lart.
Ndëkohë në stadiumin me bari artificial në Ferizaj, do të zhvillohet ndeshja mes Ferizajit dhe Gjilanit.
Gjilani renditet në pozitën e 6-të me 21 pikë, katër më shumë se Ferizaji që renditet e nënta.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00./IndeksOnline/
