Agron Smakiçi për Indeksonline: Fury fiton sonte, fola me vëllain e tij… Janë gati!

Sonte në Arabinë Saudite zhvillohet super meçi i peshave të rënda mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk, i dyti mes njëri-tjetrit brenda këtij viti.
Boksieri i njohur shqiptar, Agron Smakiçi për Indeksonline thotë se këtë luftë pritet ta fitoj boksieri nga Britania e Madhe, Tyson Fury.

Ai shkurt tha se Fury është përgatitur shumë për këtë luftë dhe se mund ta përfundoj para kohe.
“Mendoj se Tyson Fury e fiton këtë luftë sonte. Dhe ndoshta do të jetë një fitore me nokaut. Fola me vëllain e tij, ata janë përgatitur shumë mirë për këtë meç”, tha shkurt Agron Smakiçi për Indeksonline

Kujtojmë që Smakiçi ishte arsyeja pse meçi mes Tyson Furyt dhe Usykit ishte shtyrë për në muajin maj, pasi shqiptari e kishte lënduar padashje boksierin britanik.
Usyk e kishte mposhtur më pas Furyn në maj të këtij viti, duke mbetur kështu i pamposhtur në karrierën profesionale të boksit./Indeksonline/
