75 Mall Live Search
18:48 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / FR

Dy të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe dy vetura në Vranjevc

Indeksonline ka raportuar më herët për një aksident mes një kamioni dhe dy veturave në Vranjevc.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar.

“Sot rreth orës 17:00 në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete.

Bazuar në të dhënat fillestare si  pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

Ndërsa ka bërë të ditur se hetuesit nga njësiti i trafikut po meren me rastin.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./Indeksonline/