Llapi sqaron se pse u larguan tre ndihmëstrajnerët

Llapi ka mbyllur sezonin vjeshtor në mënyrën më të keqe të mundshme.
“Llapjanët”, e mbyllën në pozitën e parafundit në “Albi Mall Superliga”, dhe si pasojë e kësaj u larguan ndihmëstrajnerët e kësaj skuadre, Burim Shalën, Arsim Tërshanin dhe Diamant Kadriollin
Në emisionin “Dueli Sportiv”, u flit se trajneri Tahir Batatina i kishte shkarkuar, mirëpo vetë skuadra e Llapit ka përgënjeshtruar këtë gjë ku dhe ka dalur me një deklaratë zyrtare në “Facebook”.