75 Mall Live Search
20:26 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / L A

Atalanta e Gjimshitit mposht Empolin e Ismajlit

Atalanta po kalon një formë tejet të lartë në Serie A.

“Zikaltërit” nga Bergamo arritën të mposhtin Empolin në shtëpi me rezultat të ngushtë 3-2.

Golat për Atalantën u realizuan nga De Ketelaere në minutën e 34-të dhe 86-të dhe Lookman në minutën e 45-të.

Ndërsa për Empolin, realizuan Colombo në minutën e 13-të dhe Esposito në minutën e 56-të.

Te shqiptarët shihet si dueli mes dy lojtarëve të Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshitit që luan te Atalanta dhe Ardian Ismajlit që luan te Empoli.

Atalanta, mbetet në pozitën e parë në Serie A ku ka gjithsej 40 pikë, ndërsa Empoli në pozitën e 11-të me 19 pikë./IndeksOnline/