Mora kërcënime me vdekje kur e shita Tonalin tek Newcastle, thotë drejtori i Milanit

Shefi ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani ka treguar një nga momentet më të vështira të tij në krye të Milanit.
Në një dokument 24-faqësh të publikuar nga shkolla e biznesit të Harvardit, që përfshinte gjithashtu edhe disa komente nga ai.
Furlani, ka pranuar se shitja e Tonalit te Newcastle, bëri që ai të përjetonte disa prej ditëve më të vështira në krye të “Rossonerëve”.
Milani, kujtojmë e kishte shitur Tonalin në verën e vitit të kaluar në një marrëveshje prej 60 milionë eurosh, sidoqoftë, klubi u desh të ballafaqohej me zemërimin e tifozëve për faktin se humbën njërin nga idhujt e tyre.
Me të vërtetë ka një ndikim tek ju në ditët e këqija. Dhe pastaj ka ditë edhe më të trishta, sikur atëherë kur mora kërcënime me vdekje, për shembull, kur ne e shitëm Tonalin, njërin prej lojtarëve tanë më të mirë”.
“Në këto momente unë thashë: Në rregull, këto janë gjëra që nuk iu mësojnë në shkollën e biznesit të Harvardit”, ka thënë Furlani./IndeksOnline/