75 Mall Live Search
23:36 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / FR

35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku nesër homazhe te varri i Rugovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën bashkë me struktura të partisë, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova.

Kjo me rastin e 35-vjetorit të themelimit të LDK-së, ndërsa ngjarja pritet të zhvillohet në ora 10:30.

Për shënimin e këtij përvjetori, nga ora 18:00, në Klan Arena organizohet manifestimi solemn, bëhet e ditur në njoftim.