Të premten vendoset e ardhmja e Dani Olmos, nëse nuk regjistrohet, largohet falas nga Barcelona

E ardhmja e Dani Olmos në Barcelonë është e pasigurt.
Nëse Barcelona nuk arrin ta regjistrojë atë për pjesën e dytë të sezonit, ai do të mund të largohet falas nga klubi dhe shumë gjigantë evropianë janë të interesuar për të.
Tre klubet që përmenden më së shumti në këtë kontekst janë Manchester City, Arsenali dhe Bayerni.
Shumë gjëra do të bëhen të ditura më 27 dhjetor, kur duhet të merret vendimi gjyqësor për regjistrimin e Olmos.
Përkatësisht, për shkak të shkeljes së Fair Play-t financiar, Barcelona ka problem me regjistrimin e tij për pjesën e dytë të sezonit./Indeksonline/