Qeveria konfirmon datën se kur do të vjen kryeministri malazez, Dushko Markoviq, në Kosovë
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të vizitojë Kosovën më 6 shkurt.
Drejtoresha e Zyrës për informim në Kryeministri, Donjeta Gashi ka thnënë për “Indeksonline” se vizita tashmë është e konfirmuar dhe po bëhen përgatitjet për këtë takim.
“Po, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do ta vizitojë Kosovën në javën e parë të muajit shkurt, saktësisht më 6 shkurt. Ai do të takohet me kryeministrin, presidentin, kryeparlamentarin”, ka thënë ajo.
Ndryshe, vizita e kryeministrit malazez bëhet me ftesë të kryeministrit Haradinaj, ndërkohë që pritet t’i hapë rrugë zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është kriter për liberalizim të vizave, ndërkohë e njëjta duket fare larg që të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.