75 Mall Live Search
09:12 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / L A

Dele Alli do të nisë stërvitjet te skuadra italiane

Ish-ylli i Tottenhamit, Dele Alli është pa skuadër pas prishjes së kontratës me Evertonin.

Alli, do të nisë stërvitjet me skuadrën italiane në “Serien A”, Como.

Anglezi, në rast të paraqitjeve të mira në stërvitje te Como, mundet edhe të sigurojë kontratën me skuadrën e drejtuar nga Cesc Fabregas.

Alli, pjesën më të mirë të karrierës e kaloi te Tottenham Hotspuri ku shihej si e ardhmja e futbollit anglez.

Ai luajti edhe për skuadra si Besiktas dhe së fundi tek Evertoni./IndeksOnline/