75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / k.v

Arrestohen dy persona në Gjilan, dyshohen për tentativë vrasjeje

Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në Gjilan pasi dyshohen për vrasje në tentativë në bashkëkryerje.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se rasti kishte ndodhur, më 20 dhjetor.

“Gjilan, 20.12.2024- ora 22:40. Lidhur me rastin me 24.12.2024 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/