75 Mall Live Search
22:39 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / S Z

Krasniqi: Ndalimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje, nuk mund të bëhet me një audio-incizim të Sami Kurteshit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e KQZ-së për mosceritfikimin e këtij subjekti politik. PZAP ka urdhëruar KQZ-në që ta certifikojë Listen Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti.

Lidhur m,e këtë ka reaguar analisti politik Albert Krasniqi, i cili ka thënë se Vetëvendosje është dashur ta dijë se ndalimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje nuk mund të bëhet me një audio-incizim të Sami Kurteshit që e lëshon nga telefoni në një mbledhje të KQZ-së.

“Partitë politike mund të ndalohen nga pjesëmarrja në zgjedhje vetëm përmes vendimeve të gjykatave, kur të dëshmohen lidhjet e tyre (jo të individëve) me pjesëmarrje në akte terroriste. VV, duke pasur kontroll të plotë mbi institucionet e shtetit, ka pasur mundësinë ta bëjë këtë nëse do ta kishte seriozisht. Përdorimi i këtyre rasteve për qëllime të fushatës zgjedhore vetëm sa e forcon argumentin e Serbisë dhe rrit frikën e ndërkombëtarëve se Kosova nuk është e aftë të mbrojë të drejtat e pakicave etnike. Ky është dëmi më i madh që mund t’i shkaktohet Kosovës dhe sovranitetit të saj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.