75 Mall Live Search
09:07 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / G T

“Ardhja e tij është e rëndësishme për futbollin kroat”, Rakitic për Gattuson: Puna e tij është e jashtëzakonshme!

Mesfushori kroat, Ivan Rakitic befasoi të gjithë me kthimin e tij në Hajduk Split.

Ai tani është duke punuar me trajnerin e njohur italian, Gennaro Gattuso dhe këtë sezon synojnë titullin kampion, shkruan Indeksonline

Rakitic thotë se ardhja e Gattusos nuk është e mirë vetëm për Hajdukun, por për gjithë futbollin kroat.

“Kam pasur mundësinë të luaj kundër tij edhe gjatë kohës kur ishte në Valencia. Edhe atëherë ishte e qartë se ai është një trajner serioz. Mendoj se ardhja e tij ka qenë një ndryshim i rëndësishëm, jo vetëm për Hajdukun por edhe për futbollin kroat në përgjithësi.

“Mënyra e tij e punës edhe vizioni i tij janë të jashtëzakonshëm. Është e qartë se ai është më i miri në asketin futbollistik. Ne jemi thjesht me fat që mënsojmë dhe rritemi me të”, tha Rakitic gjatë një interviste për RTL

Kujtojmë që gjatë këtij gjysmë-sezoni, 36-vjeçari ka zhvilluar 17 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asiste./Indeksonline/