Francë/ Një person hidhet nga treni në lëvizje, shkaktohet kaos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë. Mediat e huaja shkruajnë se një makinist është hedhur nga treni, i cili ishte në lëvizje.
Kjo solli probleme të mëdha në linjat e shpejtësisë së lartë, duke prekur mijëra udhëtarë, që u vonuan për disa orë.
Sipas kompanisë hekurudhore SNCF, makinisti i trenit ka humbur jetën menjëherë sapo është hedhur.
Pas kësaj janë aktivizuar pajisjet automatike për ndalimin e trenit dhe ai është ndalur pa rrezik për pasagjerët.
Kompania ka theksuar se siguria e udhëtarëve nuk ka qenë e kërcënuar, pasi qendra e menaxhimit të trafikut është njoftuar automatikisht dhe ka ndërhyrë pa vonesa
Incidenti ka ndodhur në Crisenoy, në departamentin e Senës dhe Marnës, në veri të Francës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.