75 Mall Live Search
15:25 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / G T

Në telashe City i Pepit, nuk fiton në “Etihad” ndaj klubit të Armando Brojës

Skuadra e Manchester Cityt nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Evertonit (1:1) në ndeshjen e javës së 18-të në Premier League.

Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë të këtij takimi, shkruan Indeksonline

Fillimisht shënoi Bernardo Silva në minutën e 14’të dhe më pas e barazoi Ndiaye në minutën e 36’të.

Image

Në pjesën e dytë, ekipi i Pep Guardiolas tentoi të shënonte golin e fitores, por nuk e arriti këtë. Madje në minutën e 53’të, Erling Haaland humbi një penallti.

Minuta në këtë ndeshje mori edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja – i cili u fut në lojë në minutën e 70’të.

Me këtë barazim, City shkon në pozitën e gjashtë me 28 pikë, kurse Evertoni në pozitën e 15-të me 17 pikë./Indeksonline/