75 Mall Live Search
08:23 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Java e 14-të/ Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Basketbollit

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në basketbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 14-të të Superligës, shkruan IndeksOnline.

Nga ora 17:00, Bashkimi do të jetë nikoqire e Pejës.

Prizrenasit janë në vendin e dytë me nëntë fitore e katër humbje, ndërsa pejanët në vendin e tretë me shtatë fitore e gjashtë humbje, andaj pritet një përballje mjaft interesante në Prizren.

Takimi i dytë i së shtunës është mes Trepçës dhe Borës, që zhvillohet në palestrën ‘1 Tetori’. Kampionët janë në vendin e parë me dhjetë fitore e tri humbje, kurse prishtinasit kanë pasur ngritje të formës, ku tashmë janë në vendin e shtatë me katër fitore e dhjetë humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet në ora 19:00./IndeksOnline/