“Kërset grushti” në NBA, tre lojtarë përjashtohen nga fusha

Një incident mes lojtarëve ka ndodhur në ndeshjen e NBA-së mes Dallas Mavericks dhe Phoenix Suns.
“Footprint Center”, u kthye në një ring boksi ku basketbollisti Jusuf Nurkiç, u përlesh me PJ Washington dhe Naji Marshall.
E gjithë kjo erdhi pas një faulli të Nurkiç, në çerekun e tretë të ndeshjes.
Kyrie was in shock of what was going on between Jusuf Nurkic and Naji Marshall 😭 pic.twitter.com/fBdX4exQTX
— Kyrie Center (@kyriecenterig) December 28, 2024
Nurkiç u përball me Marshallin përpara se ta godiste në kokë me dorë të hapur, dhe më pas Marshall u përgjigj me një grusht në qafë.
Washingtoni e shtyu me shpejtësi Nurkiçin, i cili përfundoi në tokë përpara se skuadrat të ndaheshin. Gjyqtarët rishikuan lojën përpara se të vendosnin që tre lojtarët do të përjashtoheshin.
Kujtojmë se ndeshja përfundoi me fitoren e Dallas Mavericks, të cilët mposhtën Phoenix Suns me rezultatin 98-89./IndeksOnline/