75 Mall Live Search
11:17 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 / L A

Një fëmijë i vogël hyn fshehurazi dhe merr nënshkrimin e Ronaldos gjatë “Globe Soccer Awards”

Një ngjarje interesante ndodhi në ceremoninë gala të “Globe Soccer Awards”.

Gjatë ceremonisë, një fëmijë i vogël hyri fshehurazi në zonën e lojtarëve dhe ju afrua Ronaldos, për të marrë një nënshkrim nga ana e tij.

Një truproje e vëren djaloshin dhe vrapon për ta ndaluar, dhe “CR7” i thotë anëtarit të sigurimit që ta lërë fëmijën të kalojë.

Ronaldo, mori çmimin për lojtarin më të mirë në Lindjen e Mesme, ku përveç kësaj, portugezi mori edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave./IndeksOnline/