75 Mall Live Search
15:26 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 / FR

Vdes në moshën 73-vjeçare ylli i “Romeo dhe Juliet”

Olivia Hussey, e njohur për rolin e Xhulietës në dramën klasike të Franco Zeffirelli të vitit 1968 “Romeo dhe Zhulieta”, ka vdekur në moshen 73- vjeçe, të premtën me 27 dhjetor.

Aktorja ndërroi jetë të premten në shtëpinë e saj e rrethuar nga familja, sipas një postimi të gjatë në faqen e saj në Instagram, por shkaku i vdekjes së saj nuk u zbulua.

Vdekjen e saj e kanë njoftuar përmes një postimi në instagram ku shkruhet se “Olivia ishte një person i jashtëzakonshëm, ngrohtësia, mençuria dhe mirësia e pastër e së cilës preku jetën e të gjithë atyre që e njihnin”, shkruan TMZ.

Hussey fitoi një Golden Globe për portretizimin e saj të Juliet në vetëm 15 vjeç në filmin fitues të Oskarit përballë Leonard Whiting që portretizoi Romeon.

Në vitin 2008, aktorja u diagnostikua me kancer të gjirit dhe ai shkoi në remision pasi i ishte bërë mastektomia… më pas në vitin 2018 tha për Express se tumori i ri doli në sipërfaqe.

Hussey ka lënë pas bashkëshortin e saj për një kohë të gjatë David Glen Eisley , tre fëmijët e saj Alex , Max dhe India dhe nipi Greyson.