75 Mall Live Search
18:49 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / FR

“Projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit”/ Rama inaguron Unazën e Madhe

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë marrë pjesë në hapjen e Unazës së Madhe të Tiranës.

Vetë kryeministri ka shpërndarë në Facebook momentet e inaugurimit të aksit rrugor, që pritet të lehtësojë trafiku ne rënduar të Trianës.

“Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit, i finalizuar brenda afateve të premtuara, që do të çlirojë kryeqytetin nga trafiku, dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, dhe zhvillimin e bizneseve të reja. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 29 kilometrash të gjatë që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, e që i paraprin sfidës së radhës bypassit të Elbasanit”, nënvizon Rama.