75 Mall Live Search
12:26 / E Enjte, 02 Janar 2025 / AR

Njihuni me Fiknete Bejtën, kandidaten për deputete me numër 69 në listën e LDK-së

Fiknete Bejta është kandidate për deputete në listën e LDK-së dhe mbanë numrin 69. Ajo sjell para vetes një përvojë të gjate politike në etapa të ndryshme të shtetndërtimit.

Fiknete Bejta ka lindur ne Prishtine. Ne vitin 2007, ajo diplomoi në Fakultetin Ekonomik në drejtimin Financa, Banka dhe Kontabilitet në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka marrë pjesë në shumë seminare dhe trajnime te avancuara për ekonomi. Në vitin 2011, fitoi gradën Master i Shkencave Ekonomike në Marketing, gjithashtu në Universitetin e Prishtines. Është dektorante e Ekonomisë ku fokusi i studimeve te saj eshtë zhvillimi i gendrueshem i
ndermarrjeve.


Me mbi 15 vite pervoje profesionale në zhvillimin e projekteve dhe marketingut, ajo ka bashkëpunuar me organizata vendore dhe ndërkombëtare, duke u dalluar për qasjen e saj strategjike dhe inovative. Prej vitit 2013, ligeron lëndë ekonomike në disa kolegje private.


Që nga viti 2020, ajo ligjeron Kontabilitet dhe Shkrim Akademik per studentët e Kolegjit “Pjeter Budi.” Në të njejtin vit, krijoi ndermarrjen e saj, “Salldo Pozitive”, e cila ofron sherbime te kontabilitetit, auditimit dhe ekspertizes gjyqësore.

Nga viti 2022, ajo sherben si Eksperte Financiare Gjyqësore në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, duke kontribuar me ekspertizë të avancuar në çeshtje të rëndësishme financiare dhe giyqësore.
Në vitin 2023, Fiknete Bejta eshtë zgjedhur Anetare e Keshillit te Pergjithshem te LDK-se.
Po ne te njejtin vit, eshte zgjedhur edhe Nënkryetare e Degës së Pestë të LDK-së, ku njekohesisht mban edhe poziten e Kryetares se Forumit.


Perveç angazhimeve politike, ajo ka fituar disa çmime per ide inovative dhe projekte qe jane vleresuar si me te mirat ne fushën e ekonomise dhe menaxhimit. Në vitin 2017, fitoi mandatin e pare ne Kuvendin Komunal të Prishtines dhe në zgjedhjet e fundit lokale u rizgjodh si Këshilltare Komunale. Ajo eshtë Kryesuese e Komitetit të Shëndetësisë dhe Mireqenies Sociale, duke kontribuar aktivisht ne politikat lokale per mireqenien e qytetarëve.