75 Mall Live Search
22:28 / E Enjte, 02 Janar 2025 / MSH

Shpërthimi i Cybertruck para hotelit “Trump”, i dyshuari kishte plagë në kokë

I dyshuari që shpërtheu një Tesla Cybertruck përpara hotelit ndërkombëtar “Trump” në Las Vegas, ditën e Vitit të Ri, dyshohet se qëlloi veten në kokë, pak para se automjeti i tij të shpërthente.

Sherifi i Qarkut Clark, Kevin McMahill tha se Matthew Alan Livelsberger qëlloi vetën, megjithëse ai nuk tha se vdiq nga plaga me armë zjarri ose nga shpërthimi, shkruan TMZ.

Livelsberger mbante letërnjoftim ushtarak, pasaportë dhe karta krediti. Ai gjithashtu kishte tatuazhe të dallueshme, gjë që ndihmoi autoritetet në identifikimin e tij.

Në këmbët e Livelsberger u gjet një pistoletë gjysmë automatike Desert Eagle 50 dhe një armë zjarri gjysmë automatike SLR B30 u gjet gjithashtu brenda kamionit — së bashku me fishekzjarrë, një iPhone dhe një orë inteligjente.

ATF tha se Livelsberger, veteran i Forcave Speciale të Ushtrisë, i bleu armët legalisht më 30 dhjetor.

Sherifi tha se hetuesit kanë gjurmuar udhëtimin e Cybertruck nga Kolorado në Nevada.

Automjeti u mor me qira në Denver më 28 dhjetor. Disa stacione karikimi Tesla tregojnë se automjeti u ndal në Kolorado dy herë më 30 dhjetor, më pas udhëtoi nëpër New Mexico.