75 Mall Live Search
11:57 / E Premte, 03 Janar 2025 / G T

Zyrtare: Miloti transferohet në kampionatin e Ukrainës

Milot Avdyli është larguar përfundimisht nga ekipi zvicran, Aarau.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës është transferuar në ekipin ukrainas, Vorskla Poltava, shkruan Indeksonline

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga Zvicra, të cilët i urojnë më të mirën lojtarit kosovar.

Avdyli me klubin e Aaraus ka zhvilluar 109 ndeshje, ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë 10 asiste.

Shifra e këtij transferimi nuk dihet, por siç kemi shkruar dje mund të jetë rreth 150/200 mijë euro./Indeksonline/