75 Mall Live Search
15:55 / E Premte, 03 Janar 2025 / L A

Slot ka besim se Alexander-Arnold nuk do të largohet në janar

Trent Alexander-Arnold po lidhet gjithnjë e më shumë me një largim nga Liverpooli.

Arnold, po ashtu nuk ka vazhduar ende kontratën e re me “Reds”, që i skadon këtë verë.

Për të po interesohet Real Madridi, i cili dëshiron ta sjellë anglezin që në këtë afat kalimtar, mirëpo Liverpooli nuk dëshiron ta shesë në janar.

Madje rreth kësaj ka folur edhe trajneri i tij, Arne Slot në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Manchester United, ku u pyet nëse do të luaj anglezi.

 “Unë mund t’ju siguroj se ai do të luajë të dielën, të gjithë e panë se sa i mirë ka qenë gjysmësezoni i tij, sa i mirë është këtu dhe sa shumë dëshiron të fitojë këtu”, u shpreh Slot.

Kujtojmë se Liverpooli, do të pres të dielën rivalin e tyre Manchester Unitedin, në ndeshjen e tyre të parë për vitin 2025, në stadiumin ikonik “Anfield”./IndeksOnline/