Disa klube të interesuara për shërbimet e yllit të Unitedit

Manchester United është duke kërkuar mënyra të ndryshme që ta largojë Antonyn gjatë muajit janar.
Sipas “CaughtOffside”, Antony është i gatshëm të largohet nga Unitedi këtë muaj, me lojtarin që ka disa opsione.
Real Betisi, Ajaxi, Juventusi, Benfica dhe Newcastle, kanë shprehur interesim për të afruar Antonyn në formë huazimi, mirëpo ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare në drejtim të Unitedit.
Unitedi është i gatshëm t’ia paguajë një pjesë të madhe të pagës, të cilën lojtari është pajtuar ta reduktojë në mënyrë masive.
Antony ka vetëm katër paraqitje në Premierligë që nga ardhja e Amorim si trajner i “Djajve të Kuq”.