75 Mall Live Search
15:19 / E Shtunë, 04 Janar 2025 / FR

Aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Gjilan, autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë dy vetura.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe autoambulanca.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./Indeksonline/