75 Mall Live Search
16:59 / E Diele, 05 Janar 2025 / G T

Fisnik Asllani shënon edhe në miqësore me Elversbergun

Skuadra nga Bundesliga 2. Elversberg luajti një miqësore sonte ndaj ekipit holandez, Groningen dhe fitoi me shifrat 2:1.

Gol në këtë ndeshje miqësore shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, shkruan Indeksonline

Asllani shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 45’të.

Kujtojmë që futbollisti kosovar po kalon momente fantastike me fanellën e klubit gjerman. Ai në ligë ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë pesë asiste./Indeksonline/