Lipjani ndan për fillimvit 75 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë (Dokument)

Komuna e Lipjanit, e udhëhequr nga Imri Ahmeti ka në plan trajtimin e qenve endacakë në fillim të vitit 2025, duke ndarë një shumë prej 75 mijë eurosh për këtë çështje.
Sipas njoftimit të publikuar në platformën E-prokurimi, operatorët ekonomikë kanë pasur mundësinë të paraqesin ofertat e tyre deri më 30 dhjetor të vitit të kaluar.
Procesi i hapjes së tendërëve është planifikuar për të enjten, më 9 janar 2025, shkruan IndekSonline.

Kjo nismë është pjesë e një plani afatgjatë të Komunës së Lipjanit për të adresuar problemin e qenëve endacakë, një çështje që ka shqetësuar qytetarët dhe institucionet për një kohë të gjatë.

Për më tepër, trajtimi i qenëve endacakë është një problem që shpesh është përmendur nga komunat e tjera, të cilat gjithashtu kanë planifikuar veprime për të reduktuar numrin e tyre dhe për të siguruar kushte më të mira për jetesën e tyre.