75 Mall Live Search
10:07 / E Martë, 07 Janar 2025 / H F

Tibeti nën rrënoja, pamje të rënda pas tërmetit të fuqishëm

Një tërmet shkatërrues ka tronditur rajonet malore të Tibetit. Mediat kineze raportojnë qindra të vdekur e të plagosur.

Tërmeti kishte një magnitudë 7.1 rihter dhe një thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa epiqendër ishte një qyteti i shenjtë. Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Nepalin fqinj dhe disa zona të Indisë.

Tërmetet janë të shpeshtë në atë rajon, që shtrihet në kufijtë e pllakave të mëdha tektonike. Pamjet e publikuara tregojnë shtëpi të shkatërruara dhe ndërtesa të shembura, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë mes rrënojave për të gjetur të mbijetuar.

Temperatura shumë të ulëta nga minus 8 deri në minus 18 gradë celsius po vështirësojnë punën e tyre. Ka mungesë të theksuar të furnizimit me ujë dhe energji elektrike./A2cnn/