75 Mall Live Search
14:50 / E Martë, 07 Janar 2025 / k.v

Stuhia e borës lë të bllokuar 23 turistë në një kabinë malore në Britani (VIDEO)

Një grup prej 23 turistësh, pavarësisht paralajmërimeve për mot të keq, u ngjitën në një majë mali në Britani të Madhe, dhe u kapën në befasi nga një stuhi dëbore.

Ata ndodhen të izoluar prej tre ditësh në një kabinë malore së bashku me gjashtë punonjës të saj, transmeton klankosova.tv.

Megjithë situatën, grupi ka arritur të mbajë një atmosferë pozitive: ata po festojnë, hanë dhe luajnë letra për të kaluar kohën. Për momentin, ata kanë mjaftueshëm ushqim dhe pije, përfshirë edhe birrë – të paktën për tani.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për t’i ndihmuar, ndërkohë që kushtet e motit mbeten të vështira.