Ankohet Arsenali, goli i Isakit është dashur të anulohej!

Skuadra e Arsenalit pësoi humbje në ndeshjen e parë gjysmëfinale në EFL Cup ndaj Newcastle Unitedit me shifrat 0:2.
Alexander Isak, ishte sulmuesi suedez që shënoi golin e parë në minutën e 37-të, shkruan Indeksonline
Pikërisht për këtë gol po diskutohet shumë në rrjetet sociale dhe tifozët tashmë po thonë se goli i suedezit është dashur të anulohej, shkruan Indeksonline
Isak para se të shënonte gol, bëri një shtyrje të lojtarit kundërshtar, e që cilësohet si faull.
Golin e dytë në mbrëmjen e së martës e shënoi sulmuesi anësor anglez, Gordon në minutën e 51-të.
Ndeshja e kthimit në “St. James Park” zhvillohet gjatë muajit të ardhshëm (Shkurt)./Indeksonline/
Easily bitchable player pic.twitter.com/AN7ZaeXAPg
— ☔️🫧☔️ (@Sp1thfc) January 7, 2025