75 Mall Live Search
09:53 / E Enjte, 09 Janar 2025 / MSH

Zjarre të shpërndara në LA/ Publikohen pamjet pa koment

Los Anxhelos i SHBA-së po përballet tashmë disa ditë me zjarrin që po shpërndahet me të madhe.

Teksa zjarrfikësit po luftojnë me zjarret, mijëra amerikanë kanë fluturuar jashtë vendit, në pamundësi të qëndrojnë më gjatë aty.

Sipas përditësimit të fundit nga “Los Angeles Times”, pesë persona kanë vdekur dhe mbi 2 mijë struktura janë djegur.

Mediat lokale dhe qytetarët po publikojnë vazhdimisht pamje nga eskalimi e situatës, me shtëpi, biznese dhe pyje që po digjen.

Vija nga prushi në lëvizje shihen pas errësirës mes siluetave të pemëve.
Zjarrfikësit spërkasin çatinë e djegur të një shtëpie gjatë natës