75 Mall Live Search
15:21 / E Enjte, 09 Janar 2025 / G T

Ka mbetur pa kontratë, Adil Maliqi tregon planin e së ardhmes dhe flet për kushtet e futbollit në Kosovë

Adil Maliqi, është një prej emrave më të përfolur gjatë vitit të kaluar në futbollin kosovar. Në fakt, Maliqi ishte trajner i Kosovës U19 ku arriti të bëjë histori duke mposhtur Spanjën U19 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjatë një interviste për Indeksonline, Maliqi pikërisht foli për suksesin që ka pasur te Kosova U19.

“Ne kemi arritur shumë gjatë vitit të kaluar. Kemi specifikuar lojën tonë te Kosova U19. Kemi sjellë shumë lojtarë cilësor, që më herët ka qenë e pa imagjinuar për t’i sjellur këtu. Kjo ka ndodhur falë rezultateve dhe seriozitetit që kemi sjellë këtu unë dhe Besim Ademi. Duke kërkuar që këta djemë në fushë ta bëjnë dallimin. Kosova U19 kurrë nuk ka qenë më e fortë si sot. Jo vetëm nga aspekti individual, por edhe nga aspketi se si sillet skuadra. Kemi krijuar një identitet.

“Fitorja kundër Spanjës ka qenë momenti më i mirë. Kemi luajtur një ndeshje të hapur nga minuta e parë. E kemi dominuar Spanjën në 90 minuta”, u shpreh fillimisht Maliqi

Maliqi është rritur në Zvicrës dhe gjithmonë ka qëndruar afër futbollit. Andaj kush më mirë se ai mund ta bëjë dallimin e futbollit kosovar dhe atij “Helvetik”.

Futbolli është më i shpejt në Zvicrës. Teknika është më e lartë sesa tek ne. Por kushtet që i kanë klubet këtu, i kanë shumë të këqija. Në Kosovë është shumë rëndë me deportu. Shteti duhet të fillojë t’i ndërtojë kushtet për djem dhe vajza. Dhe jo vetëm në futboll por në të gjitha drejtimet. Kur ne i bëjmë këto kushte, kushte me cilësi. Atëherë, futbolli vendor do të rritet shumë shpejt edhe pse ka pasur një rritje të lartë gjatë ktyre viteve. Thjesht shihen rezultatet e Ballkanit në UEFA Conference League”, vazhdoi tutje trajneri kosovar

Kosova e mposhti Spanjën me shifrat 4:3, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Dhe ishte motivi që ia dha Maliqi lojtarëve që pati ndikim të jashtëzakonshëm para ndeshjes.

“I kam thënë djemve para ndeshjes me Spanjën. Ne luajmë për fitore. Kemi qenë edhe në mars afër për t’i mposhtur, por humbën. I kam thënë se kemi fuqi për t’i mposhtur. I kam studiuar shumë mirë dhe i kemi goditur aty ku është dashtë. Si loja ofensive si ajo defensive, ka shkuar shumë mirë.

Pas ndeshjes, u thashë djemve që jam krenar, por nuk jam i habitur me këtë rezultat. Sepse unë e kam pritur që ne e mposhtim Spanjën. Këtyre djemve duhet me i dhanë shumë hapësirë.

Adil Maliqit i skadoi kontrata gjatë muajit dhjetor. Ai tashmë i ka paraqitur kërkesat e tij te FFK-ja dhe presidenti Agim Ademi. Gjatë këtij muaji pritet të merret vendimi. Maliqi ka kërkuar rritje në detyrë.

Mua më skadon kontrata. Në janar do vendoset nëse do vazhdoj apo jo. Unë i kam dërguar kërkesat e mia te FFK-ja, pra te presidenti Ademi. Kam kërkuar të rritem në detyrë. E kam dëshmuar vetën brenda këtyre viteve, e kam bërë maksimumin. Kam udhëtuar shumë kilometra dhe shumicën e shpenzimeve i kam kryer edhe vet.

Kam sjellë lojtarë këtu nga Gjermania, Zvicra dhe Italia. Kam arritur shumë. Sot, ka lojtar që vet më kërkon të vijnë këtu. I kam shfrytëzuar të gjitha intereset e mia. Cilësia, meritorkracia numër një. I kam grumbulluar djemtë sipas idesë sime të lojës”, vazhdoi tutje ish-trajneri i Kosovës U19

Shumë lojtarë dulen në pah me trajnerin Maliqi, kurse ai i veçon disa nga ta që prite të kenë rritje enorme gjatë karrierës së tyre.

Kemi shumë lojtarë të mirë. Luan Lleshi është një prej lojtarëve që ka pasur progres të jashtëzakonshëm. Në çdo grumbullim ka treguar që ka aftësi. Lojtar që punon shumë me vetën për me shku përpara. Është Amar Demolli që ka pasur paraqitje të mirë. Por djali u lëndua kundër Ishujve dhe shpresoj që të rikthehet.

Është edhe Jerin Hadergjonaj. Një lojtar që punon shumë, dëgjon shumë. Ka cilësi të jashtëzakonshme.

Është edhe Endi Halili që arriti nga Drita e Gjilanit U19 të shkojë në Elbasan në Superiore të Shqipërisë. Dhe ka fituar mintuazh. Një lojtar i zgjuar”, Maliqi përmend emrat e disa lojtarëve

Shumë thonë se Edon Zhegrova është ylli i Kosovës. Por, për Adil Maliqin është Lumbardh Dellova.

Lumbardh Dellova për mua është super futbollist. Ka një të ardhme të madhe. Është një djalë i përulur, punëtor. Shpresoj që te klubi i ri ai e bën hapin tjetër për të arritur më mirë në Europë për të luajtur në top-ligat. Shpresoj që djali të jetë pa lëndime dhe ta ketë ecurinë e mirë”, përfundoi intervistën Adil Maliqi.

/Indeksonline/