75 Mall Live Search
17:35 / E Enjte, 09 Janar 2025 / Gj. Sh

Pak orë para ndeshjes së FA Cup, Everton e shkarkon trajnerin

Sean Dyche është shkarkuar nga posti i trajnerit të Evertonit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari, Ben Jacobs, shkruan IndeksOnline.

Shkarkimi i Dyche vjen pak orë para ndeshjes së Evertonit në FA Cup, ndaj Peterbrought.

Ian Woan, Steve Stone, Mark Howard dhe Billy Mercer gjithashtu janë larguar nga klubi.

Ekipi sonte do të udhëhiqet nga trajneri i skuadrës U-18, Leighton Baines dhe kapiteni i klubit, Seamus Coleman/IndeksOnline/