75 Mall Live Search
08:49 / E Premte, 10 Janar 2025 / L K

Qeveria merr katër vendime në mbledhjen elektronike

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilin ka miratuar:

Kërkesën për dhënien në shfrytëzim të objektit për trajtimin e nënprodukteve shtazore në lokacionin Zona Industriale, Sankoc, Komuna e Gllogocit;
Programin për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative 2025-2028 dhe Planin e veprimit 2025-2026;
Programin e pronësisë industriale 2025-2027;
Planin e veprimit 2025-2027 për zbatimin e strategjisë së reformës së administratës publike 2022-2027.