75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 10 Janar 2025 / G T

Lille luan sonte pa Edon Zhegrovën!

Skuadra e Lille sonte nga ora 21:05 luan si mysafir i Auxerre në javën e 17-të në Ligue 1.

Në grumbullimin e skuadrës franceze mungon emri i Edon Zhegrovës, shkruan Indeksonline

Ylli i Kombëtares së Kosovës ende po vuan nga një lëndim dhe sonte mungon për fanellën e Lille.

Image

Këtë e konfirmoi edhe trajneri Bruno Genesio dje gjatë konferenceës, duke thënë se Zhegrova është rikthyer në stërvitje, por që i duhet edhe pak kohë.

Nga ana tjetër, në tavolinën e agjentit të futbollistit tashmë kanë mbërritur një numër i madh ofertash. Duke përfshirë këtu edhe interesimin e Napolit dhe të Arsenalit.

Zhegrova mund të shitet gjatë afatit të janarit edhe pse klubi i Lille nuk është i pajtimit asesi ta humbasë yllin e skuadrës në fillim të këtij viti./Indeksonline/