75 Mall Live Search
11:51 / E Premte, 10 Janar 2025 / k.v

Arrestohen dy burra në Gjakovë, për posedim narkotikësh

Janë arrestuar dy burra mbrëmë në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth 44 gramë.

Po ashtu, janë gjetur tre telefona dhe para të gatshme në vlerë rreth 305 euro.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.