Como pritet të bëjë një transferim të madh, në bisedime me mbrojtësin serb

Como pritet të bëj një goditje të madhe në tregun e transferimeve.
Skuadra italiane është në bisedime me mbrojtësin serb, Nemanja Matic, shkruan IndeksOnline.
Për transferimin e tij ka folur edhe trejneri i Comos, Cesc Fabregas, i cili ishte shok skuadre te Chelsea.
“Matic? Ai është shoku im. Për momentin, ne thjesht folëm. Është e vështirë, por do të shohim se si do të zhvillohet tregu. Kanë mbetur edhe tre javë nga dritarja e transferimeve. Le të mendojmë për skuadrën aktuale që jep gjithçka. Jam shumë i kënaqur dhe do të shkoj deri në fund me ta.”, deklaroi Fabregas./IndeksOnline/