75 Mall Live Search
14:04 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / FR

Serbeze Kabashi viziton një biznes në Podujevë, ua prezanton programin ekonomik të LDK-së

Kandidatja për deputete në radhët e LDK-së, Serbeze Kabashi-Muçaj, ka bërë të ditur se ka vizituar një biznes në Podujevë.

Kabashi-Muçaj, përmes një postimi në facebook, është shprehur se me krenari hapëm fushatën zyrtarisht nga zemra e LDK-së, Llapi, së bashku me kandidatin për deputet Besim Mulaj.

Ndwrsa theksoi se LDK-ja ofron një platformë që përkrah bizneset dhe promovon zhvillimin ekonomik, duke u siguruar që çdo qytetar i Podujevës.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj Fabrikën e Tekstilit VAVA Brand në Podujevë, ku u pritëm me shumë respekt nga Drejtoresha e fabrikës. Ajo na prezantoi me produktet e tyre cilësore dhe punën e palodhur të ekipit, që ka ndërtuar një reputacion të shkëlqyer si një nga prodhuesit më të fuqishëm të tekstilit në Kosovë. Për vite me radhë kam qenë kliente e rregullt e VAVA Brand dhe gjithmonë mbetem e impresionuar nga cilësia dhe përkushtimi i tyre.

Me krenari hapëm fushatën zyrtarisht nga zemra e LDK-së, Llapi, së bashku me kandidatin për deputet Besim Mulaj. Podujeva, si një bastion historik i LDK-së, do t’u rikthehet qytetarëve, duke u bazuar në mbështetje të fuqishme për bizneset vendore si VAVA Brand, të cilat janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe burim i krenarisë sonë kombëtare.

Me numrin 124, LDK-ja ofron një platformë që përkrah bizneset dhe promovon zhvillimin ekonomik, duke u siguruar që çdo qytetar i Podujevës të ketë mundësi për përparim. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Llapin dhe për gjithë Kosovën!”, ka shkruar Kabashi-Muqaj./Indeksonline/