75 Mall Live Search
19:20 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / G T

Të dashuruar pas futbollit, në derbin shqiptar kishte të pranishëm edhe tifozë nga Holanda

Skuadra e Partizanit dhe ajo e Skënderbeut barazuan 1:1 në ndeshjen e javës së 20-të në Superioren e Shqipërisë.

Në tribunat e stadiumit “Arena e Demave” nuk kishte të pranishëm vetëm tifozë shqiptarë, por edhe të huaj, shkruan Indeksonline

Në Tiranë është një numër i madh turistësh nga Holanda dhe kështu ata vendosën për të shkuar në stadium dhe për të parë futboll.

Tifozët krijuan atmosferë fantastike dhe ishin në mbështetje të Partizanit.

Kujtojmë që Partizani po e kryeson tabelën në elitën e futbollit shqiptar me 34 pikë, aq sa ka edhe Dinamo Tirana dhe Vllaznia (34)./Indeksonline/